Flash News

E-TJERA

Video/ "Rama jepe dorëheqjen", thirrjet e protestës jehuan edhe në koncertin e Kanye West

Screenshot 2026-07-12 091909.png

Thirrjet "Rama, jep dorëheqjen", që prej 42 ditësh dëgjohen çdo mbrëmje në protestat qytetare në Tiranë, kanë jehuar edhe gjatë koncertit të reperit amerikan Kanye West.

Pavarësisht organizimit të koncertit, i cili u financua nga qeveria me rreth 4 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në stadium nuk munguan thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale dëgjohen pjesëmarrës që brohorasin "Rama, jep dorëheqjen", duke e shndërruar për disa çaste koncertin në një skenë ku u shfaq edhe pakënaqësia politike.

Koncerti i Kanye West ka qenë në qendër të polemikave gjatë ditëve të fundit për shkak të financimit të tij me fonde publike, vendim që është kritikuar nga opozita dhe protestuesit, të cilët e kanë cilësuar si një shpërdorim të parave të taksapaguesve.

Të fundit