Flash News

E-TJERA

Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat

auto_licensed-image1783842396.jpg

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Urës së Vashës, në Klos, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në lumin Mat gjatë një ngjitjeje me litar.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, i identifikuar si Erkun Lika, ishte duke kryer ngjitje me litar kur dyshohet se humbi ekuilibrin dhe përfundoi në ujë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 33-vjeçari mund të jetë përfshirë nga një gropë thithëse në lumë, çka ka vështirësuar ndjeshëm operacionin e kërkim-shpëtimit.

Në zonë janë angazhuar dhjetëra efektivë të forcave të kërkim-shpëtimit, si dhe palombarët e repartit special RENEA, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, deri tani operacioni nuk ka dhënë rezultat dhe trupi i pajetë i 33-vjeçarit ende nuk është gjetur.

Të fundit