Flash News

E-TJERA

Do shisnin disa lloje dr*gash në Vlorë, 5 të arrestuar, 2 prej tyre italianë

1783846954_policiavlore.jpg

Një operacion antidrogë i koduar "WEST" ka çuar në arrestimin e pesë personave në Vlorë, dy prej tyre italianë, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonat turistike të qytetit.

Sipas Policisë, të arrestuarit u kapën me rreth 700 doza të llojeve të ndryshme të drogës, të gatshme për shitje, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se aktivitetin e paligjshëm e ushtronin në plazhe dhe lokale të Vlorës.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal dhe tetë telefona celularë.
 
 Njoftimi i policisë:  

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, lidhur me disa shtetas që transportonin lëndë të ndryshme narkotike me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Vlorës, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, me mbështetjen e shërbimeve operacionale të DVP Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "WEST".  

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 20 vjeç, banues në Lezhë; R. H., 20 vjeç, banues në Lezhë; M. M., 23 vjeç, banues në Lezhë; C. L., 42 vjeç, banues në Romë, Itali, dhe C. S., 37 vjeç, banues në Palermo, Itali.

Këta shtetas u konstatuan në zonën e Zvërnecit dhe, gjatë kontrollit fizik të tyre, të automjetit që përdornin, si dhe të banesës ku qëndronin, në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 700 doza lëndësh narkotike të llojeve të ndryshme, gati për shitje, një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe 8 aparate celularë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas i shisnin lëndët narkotike në plazhe dhe lokale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
 

Të fundit