Flash News

E-TJERA

Vrasja e 50-vjeçarit në Vorë, viktima merrej me shit-blerje pronash, u qëllua armë me dylbi

-640-0-1783663337-lezhe-1783664701.jpeg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, i cili u vra me armë zjarri pak pas mesnatës së mbrëmshme në fshatin Bërxullë të Vorës.

Sipas burimeve hetimore, viktima po kthehej në banesë kur u qëllua nga autorët, të cilët dyshohet se i kishin zënë pritë pranë shtëpisë. Nga të dhënat paraprake, 50-vjeçari është goditur nga pas me një plumb në kokë, ndërsa dyshohet se është përdorur një armë me dylbi, çka tregon se atentati mund të ketë qenë i mirëorganizuar.

Pas krimit, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi një operacion për identifikimin e tyre. Një grup i posaçëm hetimor po administron provat dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat pritet të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve të autorëve.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Edmond Sula nuk rezulton person me precedentë penalë. Megjithatë, hetuesit po verifikojnë aktivitetin e tij ndër vite dhe kontaktet që ka pasur, ndërsa një nga pistat kryesore lidhet me angazhimin e mëparshëm të viktimës në fushën e shitblerjes së pronave.

Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të ndaluar apo të arrestuar, ndërsa policia vijon kontrollet dhe mbledhjen e provave për zbardhjen e plotë të atentatit.

Të fundit