Flash News

SPORT

Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor

Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit

Futbolli i Afrikës së Jugut është tronditur nga një humbje e rëndë. Jayden Adams, mesfushori 25-vjeçar i kombëtares “Bafana Bafana”, është gjetur pa jetë në një zonë periferike të Cape Town, vetëm pak ditë pas përfundimit të aventurës së skuadrës së tij në Botëror.

Pamjet e festimeve në dhomat e zhveshjes pas fitores ndaj Koresë së Jugut më 25 qershor, që i siguruan Afrikës së Jugut kalimin historik në fazën tjetër të turneut, tashmë shihen me një tjetër emocion.

 Mes lojtarëve që këndonin, kërcenin dhe festonin, Adams shihet i ulur vetëm në stol, larg atmosferës së gëzimit, i zhytur në mendime.

Lojtari i Mamelodi Sundowns, klubit më të suksesshëm në vend, kishte luajtur tre ndeshjet e para të turneut, ndërsa qëndroi në stol në sfidën e fundit ndaj Kanadasë, një ndeshje që solli eliminimin e Afrikës së Jugut.

Të fundit