Flash News

E-TJERA

Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi

Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën turistike të Syrit të Kaltër në Sarandë.

Një qytetar nga Kukësi ka dhunuar brutalisht shtetasin me iniciale A.L., i cili ushtronte detyrën e dhënies me qira të biçikletave elektrike.

Raportohet se konflikti ka nisur pasi qytetari kishte humbur kartën e biçikletës elektrike. Në vend që të zgjidhte situatën në mënyrë normale, ai ka ngritur zërin dhe më pas ka sulmuar fizikisht A.L., duke e goditur me grushte dhe me gurë në kokë.

Goditja më e rëndë ka qenë e drejtuar në kokë, por A.L. ka arritur të mbrohet duke vendosur duart përpara kokës, duke marrë goditjen kryesore në të dyja duart, të cilat, sipas informacioneve, janë thyer. Ai ka pësuar gjithashtu dëmtime të rënda në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

 

Të fundit