Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Berat/ 15-vjeçari hyn në lumë për t'u freskuar, mbytet para syve të babait

images.jpeg

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të diel në fshatin Orizaj të bashkisë Berat, ku një 15-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në lumë.

Viktima është Fatjon Sadushi, i cili, sipas informacioneve paraprake, ishte duke punuar në arë së bashku me të atin. Në një moment, i mituri ka hyrë në lumë për t'u freskuar, por është marrë nga rrjedha e ujit.

Babai i tij ka hyrë menjëherë në lumë në përpjekje për ta shpëtuar dhe ka arritur ta nxjerrë në breg, por 15-vjeçari nuk shfaqte më shenja jete.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore. Trupi i pajetë i të miturit u transportua drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t'i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 15-vjeçari është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që po lahej në lumë.

Të fundit