Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, gjykata lë në fuqi masat për tri vajzat e përfshira

1ee05320-e4b6-462f-ad10-08740d191114_sd-770x433.webp

Gjykata e Fierit ka konfirmuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave të dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, ngjarje e cila ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik.

Gjatë seancës për rivlerësimin e masave, trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke lënë në fuqi masën "arrest me burg" për 20-vjeçaren e dyshuar si e përfshirë në ngjarje.

Për një nga dy të miturat, 15 vjeçe, u konfirmua masa e "arrestit në shtëpi", ndërsa për 15-vjeçaren tjetër gjykata vendosi "shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik".

Sipas organit të akuzës, masat e sigurisë janë përcaktuar duke marrë parasysh moshën e secilës prej të dyshuarave, si edhe rolin dhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen që po hetohet.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vijojnë nga Prokuroria e Fierit.

Të fundit