Flash News

E-TJERA

Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali

Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Riminit për akuzën e dhunës seksuale, pas denoncimit të një turisteje gjermane 18-vjeçare, e cila ishte me pushime në bregdetin italian gjatë fundjavës së parë të korrikut.

Sipas mediave italiane, vajza ndodhej në Riviera me dy shoqe të saj, të tria me origjinë nga Gjermania dhe në të njëjtën moshë.

Ajo kishte njohur 21-vjeçarin, i cili jeton prej vitesh në Itali por është me origjinë shqiptare, dhe së bashku kishin lënë takim në një diskotekë në Rimini mbrëmjen e së dielës, 5 korrik, shkruajnë mediat. 
 
Sipas dëshmisë së vajzës, pas disa orësh që kishin kaluar së bashku në lokal, katër të rinjtë ishin zhvendosur në plazh, pasi kishin konsumuar një sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike.

Të fundit