Flash News

Ditari i Maxhorancës

Malaj-Ramës: Shqipëria përballet me varfëri, qeveria shpenzon miliona për spektakle

auto_auto_MALAJ17688582101783877880.jpg

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me debatin për pagesën prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye West në Tiranë.

Malaj ka ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e shpenzimeve publike, duke e vendosur këtë vendim përballë problematikave sociale dhe ekonomike me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.

Në reagimin e tij, ish-ministri socialist kritikon modelin e promovimit të vendit përmes spektakleve të kushtueshme, ndërsa përmend një sërë problematikash që, sipas tij, lidhen me arsimin, shëndetësinë, drejtësinë dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Postimi i plotë:

Fama globale??? Nuk jemi ne epokën e gurit.Ndoshta të mbretërve kryeministrorë, po.

Jemi në periudhën e Inteligjencës Artificiale, ku në milionat e sekondës; dhe me shume pak lekë

mund të arrish çdo cep të botës dhe çdo individ të botës globale për mirë apo për keq.

Ti jeton në “Kopshtin e Edenit” si faraonët e mijëra shekujve më parë.

Ti jeton në kullën e fildishtë të arrogancës dhe të urrejtjes ndaj popullit tënd.

Jemi vendi i fundit në Evropë në testimin PISA.

Pra, të fundit për cilësinë e arsimit.

Jemi të parët për koston e lartë të pagesës nga xhepi të faturave shëndetësore, me rreth 65% të shumës së çmimeve të ilaçeve.

Jemi të fundit për sigurimin e ujit të pijshëm në qytete dhe fshatra.

Jemi të parët në pamundësinë e blerjes së shtëpisë së parë.

Sepse ti ndoqe modelin: Shqipëria sa më e shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër.

Jemi të fundit në garantimin dhe gëzimin e pronës private.

Jemi të parët,

të ndëshkuar nga drejtësia e mohuar

Jemi të fundit jo vetëm në Evropë, ku :

(i) drejtësia vonohet deri

në 21 vite dhe

(ii) stoku dosjeve të pa

shqyrtuara janë rreth

200 mijë.

Para pak ditëve rezultuam të parët ne Evrope ku të rinjtë dëshirojnë të braktisin vendin e tyre.

Përqindja ishte

(i) tronditëse,

(ii) shpirtëtisht

dërmuese

((iii) ekonomikisht

vrastare

për ekzistencën tone në të ardhmen, jo shumê të largêt.

Janë mbi 67% e të rinjve që duan ta braktisin vendin e tyre.

Jemi në shekullin e 21,

në shekullin ku

fama nuk blihet,

po fitohet.

Më shumë “famë” Shqipëria ka marrë nga “flamingot” sesa nga një këngëtar ;

(i) 400 milion $ pasuri

((ii) bipolar,

(iii) urrejtjenxitës dhe

(Iv) kontravers.

Të cilin e braktisën kompanite më të mëdha sponsorizuese si Adidas për nxitjen e antisemitizmit dhe lartësimin e Hitlerit.

Po pse nuk promovohet Shqipëria nëpërmjet Dua Lipës dhe talenteve të tjera me famë botërore nga trojet shqiptare?

Ti nuk financove këngëtarin,

Ti financove organizatorët.

Babëzia jote për pushtet, deri kriminale, nuk ka kufi:

(i) etik,

(ii) moral,

(iii) shoqëror,

(iv) Pergjegjesi buxhetore

(v) papërgjegjshmëri politike

Koha është gjykatësi më i madh!

Kujdes nga mallkimi me shpirt i njerëzve të varfër të vendit tonë!

 

Të fundit