Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën

Pavarësisht gatishmërisë së Prishtinës zyrtare për zbatimin e marrëveshjeve, procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka hyrë në një ngërç të plotë që nga takimi i fundit trepalësh i janarit. ish-diplomati Daniel Serwer vlerëson se fajtori kryesor për ngecjen është mungesa e vullnetit politik të Beogradit, duke kërkuar nga BE dhe SHBA që të rrisin presionin ndaj Serbisë dhe të zhbllokojnë rrugën integruese të Kosovës.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet i bllokuar, ndërsa marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër ende nuk kanë gjetur zbatim. Edhe pse ndërkombëtarët kanë paralajmëruar përpjekje për ta riaktivizuar procesin gjatë këtij viti, deri më tani nuk ka pasur zhvillime konkrete. Ish-diplomati Serwer nënvizon se, pas afër një dekade pa përparim domethënës, është e vështirë të pritet ndryshim nëse mungon vullneti politik, veçanërisht nga Serbia.
"Do të ishte e vështirë të pritej përparim pas asaj që, në thelb, kanë qenë rreth dhjetë vjet pa ndonjë progres të vërtetë. Nuk jam adhurues i marrëveshjeve të arritura as në Bruksel dhe as në Ohër. Nuk mendoj se ato ishin marrëveshje të mirëfillta. Serbia në të vërtetë nuk u zotua kurrë seriozisht për zbatimin e tyre. Jo vetëm që nuk i nënshkroi, por as nuk mori ndonjë angazhim të qartë. Prandaj do të ishte e paarsyeshme të pritej përparim. A shpresoj për përparim? Sigurisht. Por Aleksandar Vuçiq e ka bërë shumë të qartë se nuk është fort i interesuar për këtë. Dhe, siç thuhet, duhen dy palë për të kërcyer tangon", tha ai.
Serwer shton se Kosova duhet të vazhdojë të jetë palë konstruktive dhe të koordinohet ngushtë me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara për ta mbajtur gjallë procesin e dialogut. Sipas tij, Bashkimi Evropian tashmë ka filluar ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës, duke kuptuar se vendosja e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës ishte një gabim, ndërsa Beogradi ka dëshmuar se nuk ka qenë konstruktiv në proces.
"Mendoj se deri në një masë Bashkimi Evropian tashmë e ka ndryshuar qasjen e tij. Besoj se evropianët e kanë kuptuar se kanë bërë një gabim kur vendosën masa ndaj Kosovës disa vjet më parë. Tani ato masa janë lehtësuar. Gjithashtu, mendoj se Bashkimi Evropian e ka kuptuar se Beogradi po tregohet vërtet shumë jokonstruktiv. Shpresoj gjithashtu që edhe SHBA-ja të mbajë një qasje më të ashpër ndaj Beogradit, sepse amerikanët e kanë trajtuar Beogradin me shumë butësi. Është e vërtetë se ata janë përpjekur ta largojnë ndikimin rus nga Serbia. Por në të vërtetë, ne nuk kemi qenë mjaftueshëm të ashpër ndaj Beogradit, qoftë për çështjet e korrupsionit, qoftë për dialogun që kemi zhvilluar. Mendoj se në të ardhmen duhet të kemi një qasje shumë më të vendosur ndaj Beogradit", pohoi ai.
Duke iu referuar marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, Serwer vë në pah se Kosova ka forcuar pozitën ndërkombëtare përmes angazhimit në nismat për paqe, përfshirë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes dhe dërgimin e trupave në Gazë./RTK
Të fundit
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31
Do shisnin disa lloje dr*gash në Vlorë, 5 të arrestuar, 2 prej tyre italianë
12 July 2026, 11:37
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
12 July 2026, 10:18
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 July 2026, 08:48
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
12 July 2026, 08:33
Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë
12 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 July 2026, 08:00
Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur
11 July 2026, 20:48
Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para
11 July 2026, 20:07
Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës
11 July 2026, 19:48
Rama 'kapet' edhe me eurodeputetët që mbëshetën protestën: Flasin përçart
11 July 2026, 19:01
E rëndë në Kolonjë, vdes punëtori 36-vjeçar gjatë ngarkimit të trupave të drurit
11 July 2026, 18:44
Eklipsi i parë total diellor në Evropë në pothuajse 30 vjet: Çfarë duhet të dini
11 July 2026, 17:58
Policimi i internetit si tregues i shpërfytyrimit final të Edi Ramës!
11 July 2026, 17:11
Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari
11 July 2026, 16:54
Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë ?
11 July 2026, 16:14
Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
11 July 2026, 15:54
Vrasja e Ilir Gjinit në Kurbin, policia sekuestron dy armë zjarri
11 July 2026, 14:56
Berisha: SPAK është i kontrolluar nga Rama, po bllokohen dosjet e qeveritarëve
11 July 2026, 13:25
Zeroja me xhufkë shkruan “Rilindja 2.0”
11 July 2026, 13:14
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
11 July 2026, 12:27
Trump: Jemi pajtuar për bisedime të mëtejshme me Iranin
11 July 2026, 12:08
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë
11 July 2026, 11:51
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
11 July 2026, 11:31
Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset një i mitur
11 July 2026, 11:17
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
11 July 2026, 10:16
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
11 July 2026, 09:16
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
11 July 2026, 08:53
Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot
11 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 July 2026, 07:59