Flash News

E-TJERA

Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona

moti-4.jpg

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta hera  herës deri mesatare kryesisht në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës moti do jete i kthjellët.
Reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formë pikash priten në male në lindje.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s.

Të fundit