Flash News

E-TJERA

Kuvendi "blindon" hyrjet, socialistët s'e fshehin frikën edhe kur s'ka protestues

Screenshot 2026-07-13 110735.png
Foto nga Kuvendi

Që në orët e para të mëngjesit, në ambientet përreth Parlamentit janë vendosur forca të shumta të Policisë së Shtetit, si edhe autobotë me ujë, në kuadër të masave të sigurisë për zhvillimin e seancës.

Megjithëse deri në këto momente në zonë nuk janë shfaqur protestues, prania e shtuar e policisë vjen pas ngjarjeve të seancës së kaluar, kur para Kuvendit u zhvillua një protestë qytetare që u shoqërua me tensione dhe përplasje me efektivët.

Gjatë protestës së javës së kaluar, policia përdori spraj lotsjellës për shpërndarjen e turmës dhe arrestoi 19 protestues. Të arrestuarit u lanë më pas të lirë me vendim të gjykatës.

Autoritetet kanë shtuar masat parandaluese për të garantuar mbarëvajtjen e seancës parlamentare dhe për të shmangur përsëritjen e incidenteve të mëparshme.

Të fundit