Flash News

E-TJERA

Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit

640-0-cd482f0b-08b9-4b13-a22c-1783930001.webp

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa godina e Parlamentit është rrethuar me të njëjtin perimetër sigurie të vendosur edhe në seancën e kaluar, kur protesta e quajtur “Revolucioni i Flamingove” u zhvendos përpara Kuvendit.

E gjithë zona nga rruga e Toptanëve është bllokuar, ndërsa përreth godinës janë vendosur gardhe metalike dhe vihet re një prani e shtuar e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Deputetët e Partisë Socialiste hynë në ambientet e Parlamentit nga hyrja anësore, në krahun e Akademisë së Shkencave, ndërsa hyrja kryesore është rrethuar me barriera metalike që mbulojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit.

Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë bojkotuar seancën.

Të fundit