Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill

Screenshot 2026-07-13 103247.png

Bota e kinemasë është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Sam Neill, i cili u shua në moshën 78-vjeçare në Sydney të Australisë. Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare të aktorit në Instagram.

Në mesazhin e familjes thuhet se Neill ndërroi jetë i rrethuar nga njerëzit e tij më të afërt dhe se humbja ishte e papritur, megjithëse ai kishte arritur të mposhtte kancerin me të cilin ishte diagnostikuar disa vite më parë. 

Sam Neill zbuloi në vitin 2023 se vuante nga limfoma angioimunoblastike e qelizave T, një formë e rrallë e kancerit të gjakut.  

Aktori u bë i njohur në mbarë botën me interpretimin e paleontologut Dr. Alan Grant në serinë e filmave "Jurassic Park", rol që e shndërroi në një nga figurat më të dashura të kinemasë. Gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada, ai interpretoi në dhjetëra prodhime të suksesshme si "The Piano", "The Hunt for Red October", "Event Horizon", "Dead Calm" dhe së fundmi "The Portable Door".

Përveç suksesit në ekranin e madh, Neill la gjurmë edhe në televizion me rolet e tij në seriale si "Peaky Blinders", "The Tudors", "Merlin", "Alcatraz" dhe me paraqitjet në "The Simpsons".

 

Të fundit