Flash News

E-TJERA

Përfshihet në flakë zona me pisha në Vlorë, rrezikojnë disa banesa

Përfshihet në flakë zona me pisha në Vlorë,

 

Një zjarr ka përfshirë një hapësirë me pisha dhe shkurre në në lagjen “15 Tetori” të Vlorës mëngjesin e sotëm.

Flakët rrezikojnë disa shtëpi banimi që gjenden aty pranë, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për të pastruar atë pjesë të territorit nga barishtet dhe shkurret.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur për neutralizimin e flakëve, por zjarri po përhapet si rrjedhojë e erës.

Kjo është vatra e dytë aktive e zjarrit që bie në këtë zonë ditët e fundit.

Të fundit