Flash News

E-TJERA

Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në kodrat e zonës së Llamanit, në jug të qytetit të Himarës, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Për përballimin e situatës janë angazhuar mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga forcat e Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

Operacioni i shuarjes po vështirësohet nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit në terren.

Të fundit