Flash News

E-TJERA

"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka komentuar për herë të parë protestat që prej javësh zhvillohen në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për ndryshimet ligjore që, sipas kritikëve, i hapën rrugë projektit të një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushner.

Gjatë episodit të podcastit të saj Service95, në një bisedë me filozofen dhe shkrimtaren Lea Ypi, artistja u shpreh se e konsideron “shqetësuese” faktin që mbrojtja e mjedisit mund të ndryshohet pa një proces të rregullt konsultimi me publikun.

Dua Lipa nuk mbajti një qëndrim politik apo nuk bëri thirrje për protesta, por e përqendroi mesazhin te rëndësia e transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje për çështje që prekin mjedisin.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur protestat, të njohura si “Flamingo”, kanë vijuar për javë të tëra dhe janë zgjeruar nga kundërshtimi i projektit të resortit në një lëvizje më të gjerë me akuza për mungesë transparence dhe favorizim.

Të fundit