Flash News

E-TJERA

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë

900-0-1783948764x640-0-8c3d7991ae05cd3543e2751ef9138de0-457.jpg

Prej më shumë se 6 orë, rreth 100 drejtues kamionësh dhe automjetesh që ndodhen ne tragetin e linjës Durrës – Bari kanë mbetur të bllokuar në portin e Barit.

 Mësohet se bëhet fjalë për një defekt në rampën e brendshme të tragetit të kompanisë GNV Blu, i cili pritet të rregullohet nga teknikët specialistë.

Prej 3 orësh specialistët janë njoftuar dhe pritet mbërritja e tyre nga momenti në moment, teksa problematika pritet të marrë zgjidhje gjatë pasdites.

Pasagjerët e tjerë që udhëtuan me këtë traget kanë zbritur pas mbërritjes rreth orës 08:00 të mëngjesit, por në traget janë bllokuar vetëm ata pasagjerë që kanë udhëtuar me mjete.

Të fundit