Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të rikthejë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme dosjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Vendimi është marrë gjatë seancës paraprake me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Rudina Palloj. Më herët, gjykata i kishte kërkuar SPAK-ut të plotësonte dhe riformulonte elementë të aktakuzës, duke evidentuar mangësi në mënyrën e ndërtimit të saj.

Gjatë seancës, mbrojtja e Roshit kundërshtoi procedurën e ndjekur nga organi i akuzës. Avokati Andi Skënderi argumentoi se hetimet dhe ngritja e akuzës nuk janë kryer brenda afateve ligjore të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale.

Deri tani, Gjykata e Posaçme nuk ka bërë publike arsyet që çuan në kthimin e dosjes për hetime shtesë. Argumentimi i plotë i vendimit pritet t'u komunikohet palëve pas zbardhjes së tij.

Të fundit