Flash News

Bota

Ukraina forcon mbrojtjen ajrore, Macron njofton marrëveshjen për 16 avionë “Rafale”

Ukraina forcon mbrojtjen ajrore, Macron njofton marrëveshjen për 16

Ukraina pritet të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake me pajisje të reja nga Franca, pas marrëveshjes së njoftuar nga presidenti Emmanuel Macron për furnizimin me avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Gjatë samitit për Ukrainën në Paris, ku morën pjesë 37 vende, Macron bëri të ditur se Kievi do të blejë 16 avionë luftarakë francezë të tipit “Rafale”, si dhe sistemin e mbrojtjes ajrore SAMP/T.

Sipas presidentit francez, ky bashkëpunim synon të rrisë aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, ndërsa vendi vijon luftën me Rusinë.

Pjesë e marrëveshjes është edhe transferimi i licencave të prodhimit për disa kapacitete mbrojtëse, përfshirë raketat me rreze të gjatë veprimi “SCALP”. Avionët e rinj francezë pritet të hyjnë në përdorim nga ushtria ukrainase në fund të dekadës.

Sistemi SAMP/T, i zhvilluar nga konsorciumi evropian Eurosam, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe ka aftësi për të përballuar kërcënime si raketa balistike, avionë luftarakë dhe dronë.

Marrëveshja vjen në një periudhë kur aleatët perëndimorë po rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën, me synim forcimin e mbrojtjes së saj përballë sulmeve ruse.

Të fundit