Flash News

E-TJERA

44-vjeçari bie nga çatia në Sarandë, niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, ndërsa po punonte për riparimin e çatisë së një objekti.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se Besnik Lika ka rënë nga soleta gjatë punimeve, duke pësuar dëmtime të rënda.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 44-vjeçari ka pësuar frakturë në shtyllën torakale, e shoqëruar me paralizë të gjymtyrëve të poshtme. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe fillimisht mori ndihmën e parë në urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Për shkak të gjendjes së tij, mjekët kanë vendosur transportimin e menjëhershëm me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të specializuar.

Të fundit