Flash News

Ditari i Maxhorancës

Po 4 mln eurot e Kanye West? Vengu shmang përgjigjen dhe devijon debatin te investimet strategjike

Po 4 mln eurot e Kanye West? Vengu shmang përgjigjen dhe devijon debatin te

Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, zgjodhi një rrugë krejt tjetër kur u pyet për përdorimin e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West.

Në vend që të shpjegonte pse u përdor kjo shumë, si u financua apo nëse e konsideron të justifikuar, Vengu e zhvendosi menjëherë debatin te ligji për investimet strategjike, duke theksuar se ai nuk është më në fuqi dhe se do të zëvendësohet me një ligj të harmonizuar me Bashkimin Evropian.

"Protestuesit thonë: ‘ligji për investimet strategjike’. Ai ligj nuk është në fuqi. Ai ligj nuk prodhon efekte sot. Do kemi një ligj të linjëzuar për investimet strategjike me atë të bashkimit evropian. Është kapitull i mbyllur. Ai ligj nuk rinovohet. Afatin e fuqisë e kishte deri në qershor. Jo vetëm ky ligj, por edhe mijëra ligje të tjera nuk jane ne perputhje identike me cfarë kerkon Bashkimi Europian. Prandaj janë negociatat”-u shpreh Vengu.

Pavarësisht pyetjes së qartë për 4 milionë eurot, deputeti nuk dha asnjë shpjegim konkret mbi fondet apo arsyet e përdorimit të tyre, duke e lënë çështjen pa një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Të fundit