Flash News

SPORT

Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez

Arbitri holandez Rob Dieperink ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, vetëm pak javë pasi u hoq nga lista e arbitrave të përzgjedhur për Kupën e Botës 2026.

Dieperink ishte caktuar të shërbente si arbitër i sistemit VAR në turneun botëror, por në muajin maj FIFA vendosi ta largonte nga lista e zyrtarëve të ndeshjeve.

Vendimi erdhi pasi arbitri ishte arrestuar në prill nga Policia Metropolitane e Londrës, në kuadër të një hetimi për një kallëzim që lidhej me një dyshim për sulm seksual ndaj një adoleshenti.

Megjithatë, autoritetet britanike e mbyllën çështjen më pas, duke deklaruar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vazhduar procedimin.

Pas lajmit për vdekjen e tij, Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) shprehu ngushëllimet, duke deklaruar se ishte "e tronditur dhe thellësisht e pikëlluar" për humbjen e arbitrit.

Deri më tani, shkaku i vdekjes së Rob Dieperink nuk është bërë publik.

Të fundit