Flash News

POLITIKOFF

Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?

Të kesh një pagë të lartë nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh i lumtur në profesion. Këtë e mbështet edhe një studim afatgjatë i realizuar nga profesori i Universitetit të Harvardit, Howard Gardner, i cili analizoi faktorët që ndikojnë në kënaqësinë e njerëzve në punë.

Në kuadër të projektit “Good Work Project”, Gardner intervistoi më shumë se 1 mijë amerikanë për të kuptuar se çfarë i bën ata të ndihen të përmbushur në profesionin e tyre. Pjesëmarrësit u pyetën për rëndësinë që i japin punës, njohjen profesionale, marrëdhëniet me kolegët, sjelljen e drejtuesve dhe atmosferën në vendin e punës.

Rezultatet treguan se profesionet më të lumtura nuk janë domosdoshmërisht ato më prestigjiozet apo më të paguarat. Në krye të renditjes u shfaqën punët praktike dhe ato që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit, ku ndjenja e dobisë dhe vlerësimit luan një rol të rëndësishëm.

Sipas indeksit “Indeed Happiness Index”, faktorët kryesorë që ndikojnë në kënaqësinë profesionale janë ekuilibri mes punës dhe jetës personale, ndjenja e aftësisë në atë që bën, cilësia e drejtimit, kultura në vendin e punës, siguria profesionale dhe mundësitë për zhvillim në karrierë.

Në renditjen e profesioneve më të kënaqshme, rezultatet paraqiten kështu:

  • Kopshtarët rezultojnë ndër më të kënaqurit, me 87% që shprehen të lumtur me zgjedhjen e tyre profesionale.
  • Parukierët dhe estetistët raportojnë një nivel kënaqësie prej 79%, kryesisht për shkak të kreativitetit dhe kontaktit me klientët.
  • Hidraulikët arrijnë në 76% kënaqësi, ku vlerësimi nga klientët dhe fleksibiliteti i orarit ndikojnë pozitivisht.
  • Punonjësit në marketing, reklamë dhe marrëdhënie me publikun shënojnë rreth 75% kënaqësi.
  • Shkencëtarët deklarojnë një nivel kënaqësie prej 69%.
  • Në sektorin e turizmit, veçanërisht guidat turistike, rreth 67% e të punësuarve ndihen të lumtur me profesionin e tyre.
  • Edhe inxhinierët, pavarësisht ngarkesës së lartë, raportojnë kënaqësi të madhe me punën e tyre.
  • Mjekët shënojnë rreth 65% kënaqësi, ndërsa avokatët rreth 64%.
  • Arkitektët dhe infermierët renditen me rreth 62% kënaqësi profesionale.

 

Të fundit