Flash News

E-TJERA

Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në

Diaspora shqiptare do të zbresë në protestë të martën, më 14 korrik, në Bruksel, në një ditë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, kur zhvillohet konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Tubimi pritet të mbahet përpara institucioneve të BE-së, ku organizatorët synojnë të përcjellin shqetësimet e tyre për situatën politike në vend. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit thonë se do të kërkojnë vëmendjen e institucioneve evropiane ndaj çështjeve që lidhen me funksionimin e demokracisë, pavarësinë e institucioneve dhe standardet e shtetit të së drejtës.

Sipas organizatorëve, procesi i afrimit me Bashkimin Evropian nuk duhet të shihet vetëm si një rrugëtim teknik, por duhet të shoqërohet me reforma reale dhe respektim të parimeve demokratike.

Pjesëmarrësit pritet të ngrenë zërin për zgjedhje të lira, pluralizëm politik dhe institucione të pavarura, duke kërkuar që këto çështje të mos lihen në plan të dytë gjatë negociatave me BE-në.

 

Të fundit