Flash News

E-TJERA

Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë

Një i ri ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë.

Ngjarja është regjistruar pas një përplasjeje mes disa personave, e cila dyshohet se ka përshkallëzuar deri në përdorimin e një mjeti prerës. Si pasojë e goditjeve me thikë ka mbetur i lënduar 22-vjeçari me iniciale M.K., banor i zonës.

I riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.

Të fundit