Flash News

SPORT

Botërori kthehet në makth për Senegalin, ngrihen akuza për ngacmim s*ksual

Screenshot 2026-07-14 092412.png

Kombëtarja e Senegalit është përballur me një tjetër episod të pakëndshëm gjatë Kampionatit Botëror, pasi kuzhinieri i ekipit u detyrua të largohej nga Shtetet e Bashkuara pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një punonjëseje të hotelit ku ishte akomoduar delegacioni.

Lajmin e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Senegalit, Abdoulaye Saydou Sow, i cili shpjegoi se bëhej fjalë për një masë parandaluese për të shmangur përfshirjen e autoriteteve amerikane dhe pasojat që mund të kishte incidenti për ekipin.

Sipas tij, punonjësja e angazhuar në SHBA denoncoi sjellje të papërshtatshme nga ana e kuzhinierit, ndërsa federata vendosi ta riatdhesojë menjëherë për të mos lejuar përshkallëzimin e çështjes.

Sow theksoi se disa sjellje që në Senegal mund të konsiderohen të zakonshme ose shaka, sipas legjislacionit amerikan trajtohen si ngacmim seksual, ndaj federata zgjodhi të vepronte pa vonesë për të mbrojtur imazhin e kombëtares.

 

Të fundit