Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Media britanike: Koncerti i Kanye West në Tiranë ndezi zemërimin mes protestave kundër Ramës

Revista britanike IQ Magazine i ka kushtuar një analizë koncertit të Kanye West në Tiranë, duke e lidhur organizimin e tij me debatet politike që kanë shoqëruar financimin nga qeveria shqiptare.
Artikulli thekson se koncerti u zhvillua ndërsa në kryeqytet vijojnë prej javësh protestat qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës, kurse vendimi për përdorimin e fondeve publike për aktivitetin ka nxitur kritika të shumta brenda dhe jahstë vendit.
Shkrimi i plotë:
Ye, artisti i njohur më parë si Kanye West, mbajti të shtunën (11 korrik) një nga koncertet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, duke nxitur kritika ndaj mbështetjes financiare të qeverisë për projektin në një kohë kur Tirana po përjeton javë të tëra protestash masive kundër qeverisë.
Artisti kontrovers mblodhi rreth 60 mijë spektatorë në një stadium të përkohshëm të ndërtuar posaçërisht në Tiranë. Projekti u miratua si pjesë e një strategjie më të gjerë për nxitjen e turizmit nga autoritetet shqiptare, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.
Për organizimin e koncertit u ndërtua stadiumi i përkohshëm "Eagle Stadium", me një kapacitet trefish më të madh se stadiumi më i madh ekzistues në vend, Arena Kombëtare me 22.500 vende. Sipas raportimeve, ndërtimi i tij mendohet të ketë kushtuar mbi 50 milionë euro.
Vetëm pak ditë para koncertit, Rama njoftoi se qeveria do të përdorte 400 milionë lekë (rreth 4 milionë euro) nga fondi rezervë i shtetit për garantimin e sigurisë së aktivitetit. Sipas tij, koncerti pritej të sillte mbi 100 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare.
Fillimisht ishte bërë e ditur se koncerti, i organizuar nga Streetlife International, do të financohej tërësisht nga shitja e biletave, ndërsa Ministria e Kulturës kishte vetëm rolin e lehtësimit të procedurave për zhvillimin e tij.
Megjithatë, shumë kritikë e kanë cilësuar koncertin dhe financimin e tij në momentet e fundit si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga protestat që kanë vazhduar çdo ditë për më shumë se një muaj.
Protestat nisën si kundërshtim ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në bregdet, por më pas u zgjeruan duke përfshirë kundërshtime për zhvillimet në zonat e mbrojtura, ndërtimet në vijën bregdetare dhe akuzat për korrupsion ndaj qeverisë, sipas Organised Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP).
Në reagimin e tij, Rama shkroi në Facebook:
"‘Nuk kemi bukë, nuk na duhet kultura’? Gabim. Kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, por edhe ekonomi, turizëm dhe zhvillim. Ta paraqesësh një investim të tillë si para të shpërdoruara do të thotë të mos kuptosh se si krijohet vlera ekonomike nga ngjarjet kulturore dhe sportive. Përkundrazi, anulimi i koncertit do të ishte një turp për Shqipërinë dhe një dëm i madh për imazhin e vendit."
Kryeministri shtoi se një koncert i këtyre përmasave nuk është thjesht një aktivitet artistik.
"Është marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër nëse blihej përmes fushatave tradicionale. Kjo nuk është një shpikje shqiptare. Kështu veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush mendon se kultura është luks, duhet ta rishikojë këtë bindje të gabuar."
Rama deklaroi gjithashtu se nga rreth 60 mijë pjesëmarrësit, mbi 40 për qind ishin vizitorë nga jashtë, të cilët kishin udhëtuar drejt Shqipërisë për të ndjekur koncertin, një nga vetëm pak ndalesat evropiane të Ye gjatë këtij viti.
"Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj."
Pas koncertit, vetë Ye falënderoi publikisht Shqipërinë, duke shkruar:
"Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur."
Koncerti në Tiranë ishte një nga të paktët që Ye arriti të zhvillojë këtë vit, pasi performancat e planifikuara në Indi, Francë, Poloni, Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali u anuluan, ndërsa autoritetet lokale dhe qeveritë e këtyre vendeve ndërmorën hapa për të penguar organizimin e tyre.
Aktualisht, ai pritet të përmbyllë turneun evropian me koncerte në Spanjë dhe Portugali, përpara se të rikthehet në SHBA për performanca në New Orleans dhe Chicago.
Në vitet e fundit, Kanye West është përfshirë në polemika të shumta për deklarata antisemite, raciste dhe pro-naziste, përfshirë publikimin e këngës "Heil Hitler". Ai ka deklaruar se sjelljet e tij kanë qenë të lidhura me çrregullimin bipolar dhe ka kërkuar falje publikisht.
Të fundit
Përfshihet në flakë zona me pisha në Vlorë, rrezikojnë disa banesa
14 July 2026, 10:28
Botërori kthehet në makth për Senegalin, ngrihen akuza për ngacmim s*ksual
14 July 2026, 10:20
Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri
14 July 2026, 09:35
Ngushtica e Hormuzit bëhet përsëri fushëbetejë kyçe, rritet çmimi i naftës
14 July 2026, 09:20
73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe
14 July 2026, 09:02
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29