Flash News

SPORT

Franca apo Spanja? Sonte përballja e yjeve për një biletë në finalen e Botërorit 2026

742506_France-Spanje.webp

Franca dhe Spanja përballen sonte në një nga ndeshjet më të shumëpritura të Kupës së Botës 2026, me vetëm një objektiv: një vend në finalen e madhe.

Dy prej skuadrave më të forta të turneut do të matin forcat në gjysmëfinale, ku si “Gjelat” ashtu edhe “La Roja” vijnë me formë të shkëlqyer dhe me ambicie të qarta për trofeun.

Didier Deschamps pritet të ketë në dispozicion thuajse të gjithë grupin. Aurélien Tchouaméni rikthehet pas pezullimit, ndërsa shqetësimet për Kylian Mbappén dhe Manu Konén nuk konsiderohen serioze dhe të dy mund të jenë titullarë.

Edhe Spanja pritet të zbresë me formacionin më të mirë. Mesfushori Pedri pritet të rikthehet në 11-shen e parë pasi mori pushim në sfidën çerekfinale ndaj Belgjikës.

Formacionet e mundshme:

Francë: Maignan; Digne, Saliba, Upamecano, Koundé; Koné, Rabiot; Barcola, Olise, Dembélé; Mbappé.

Spanjë: Simón; Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Pedri; Yamal, Merino, Baena; Oyarzabal.

 

Të fundit