Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër Këshilli Kombëtar i PD, Ivi Kaso tërhiqet nga gara për Sekretariatin Ligjor pas 12 vitesh

748527462_18091392965548706_8042850773532863501_n.jpeg

Partia Demokratike pritet të nisë ndryshimet në strukturat drejtuese, teksa të mërkurën, më 15 korrik, pasi nesër pritet të mbledhet Këshilli Kombëtar për të zgjedhur ekipin e ri që do të ndihmojë në drejtimin e partisë.

Në prag të kësaj mbledhjeje, deputeti Ivi Kaso ka njoftuar në rrjetet sociale se nuk do të rikandidojë për postin e Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, funksion që e ka mbajtur për 12 vite dhe tre mandate radhazi.

Kaso ka bërë të ditur se do të përqendrohet në detyrat e tij si deputet, anëtar i Kryesisë së PD dhe nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pritet të zgjidhen sekretari i Përgjithshëm i PD-së, nënkryetarët e partisë, Sekretariati i ri dhe Komisioni i Apelimit.

Postimi i plotë: 

Të dashur miq,
Pas 12 vitesh dhe 3 mandatesh të njëpasnjëshme në drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, nuk do të rikandidoj përsëri për të njëjtin pozicion, pasi më duhet të përkushtohem plotësisht në detyrat e deputetit, anëtarit të Kryesisë dhe nën Kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin, Mbikëqyrjen Institucionale .
Gjatë këtyre 12 viteve, sfidat dhe betejat nuk kanë munguar. Dhe betejën më të vështirë dhe më të rëndësishme, atë të rikthimit tek demokratët të simboleve dhe flamurit të Partisë Demokratike, ne e fituam!

Një falenderim shumë i madh për të gjithë demokratët që me shpirtin e tyre të rezistencës dhe sakrificës, e mundësuan këtë fitore histore në kushte tejet të vështira!
Dua të falenderoj gjithashtu Kryetarin e Partisë Prof. Dr. Sali Berishën për besimin që më dha në përmbushjen e kësaj detyre, Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen, si dhe të gjithë kolegët që më besuan dhe bashkëpunuan me mua në këtë rrugëtim.
Faleminderit nga zemra të gjithëve

Të fundit