Flash News
Koçeku tregon prapaskenat e largimit: Disa kolegë të PS më mbështetën në fshehtësi
Dyshohet se u vodhën 3 mln euro, shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës
Pse Banka e Shqipërisë hoqi licencat për 80 zyra këmbimi valutor
Zjarrvëniet, 29 persona të arrestuar dhe të proceduar në qershor dhe korrik
Një tjetër ish-kryebashkiak socialist nën akuzë, SPAK merr të pandehur Fredi Kokoneshin
Koçeku tregon prapaskenat e largimit: Disa kolegë të PS më mbështetën në fshehtësi

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka folur sërish mbi arsyet që e çuan të largohej nga Partia Socialiste, duke zbuluar se vendimi ishte menduar prej kohësh dhe se protestat qytetare vetëm sa e bindën se kishte ardhur momenti për ta bërë publik.
E ftuar në emisionin "Shqipëria Live" në Top Channel, Koçeku tha se gjatë kohës si deputete e PS kishte ngritur vazhdimisht shqetësime për çështje mjedisore, veçanërisht për zonën e Drinit, Bunës dhe Dukagjinit, por sipas saj, kërkesat dhe kritikat nuk morën vëmendjen e duhur.
Ajo tregoi se vendimin për t'u shkëputur nga Partia Socialiste e mori e vetme, pa u konsultuar me askënd, ndërsa fikja e telefonit në ditët para largimit kishte për qëllim të shmangte çdo ndikim apo presion.
Koçeku zbuloi gjithashtu se disa kolegë socialistë e kanë mbështetur privatisht dhe e kanë inkurajuar për vendimin e saj.
Deputetja e pavarur u ndal edhe te takimet me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i kishte paraqitur disa herë shqetësimet për mungesën e investimeve në zonën që përfaqësonte. Sipas saj, Rama i kishte pranuar se nuk e njihte mirë Dukagjinin, pasi nuk kishte qenë asnjëherë në atë zonë.
“Ka pasur edhe kundërshtime të mëparshme për gjëra që unë i kam konsideruar jo të drejta. Kam mbajtur qëndrime edhe brenda parlamentit për mjedisin, sidomos Drinin dhe Bunës. Kam mbështetur edhe një nga deputetët e PD në Shkodër. Si deputete e pavarur mund të kontribuoj më shumë për kauzat që unë mbështes, me më liri dhe më ndërgjegje.
Vendimi ka pasur një sërë ngjarjesh, nuk ka ndodhur menjëherë. Ka qenë e menduar nga ana ime, por protesta ka pasur ndikimin e vet për të menduar se është momenti i duhur. Fikja e telefonit ka qenë për të mos u ndikuar nga askënd. Vendimin e kam konsultuar vetëm me ndërgjegjen time. Familja nuk ka tentuar të ndërhyjë, ma kanë respektuar vendimin dhe kanë qenë të shqetësuar nëse jam mirë.
Kam pasur kërkesa të shumta ndaj kryeministrit për zonën që përfaqësoja për çështje të ndryshme mjedisore dhe jo vetëm. Kam dhënë sinjale duke qenë kritike në lidhje me vonesat dhe neglizhencat për investimet në zonën nga unë vij. Në takimin me kryeministrin më ka thënë se është një zonë që nuk e kam hasur kurrë dhe nuk e di mirë çfarë bëhet aty.
Kështu është shprehur në podcast, që nuk ka qenë asnjëherë në Dukagjin, që nuk është një zonë e pa rëndësishme. Bluza e kryeministrit në Shkodër mbante një flamingo, ishte koment i sinqertë nga ana ime në mbështetje të protestës. Rama nuk më ka thënë asgjë në lidhje me atë koment. Kam kryesuar listën e PS në Shkodër, por unë jam betuar personalisht në parlament.
Kur jam bërë pjesë e PS jam bërë me imazhin tim dhe kam qenë pjesë aktive e fushatës, pra kam kontribuar gjatë fushatës dhe kjo nuk mohohet. Votat nuk kanë ardhur vetëm nga ndjekësit e PS, por edhe nga elektorati gri, që ka qenë edhe falë njohjeve të mia. Kam folur në mbledhjet e grupit për çështjen e hipotekave, mbrojtjen e arkitekturave dhe jo vetëm. Do të vazhdoj si deputete e pavarur deri në fund. Do të jem zë kritik.
Kam lexuar në rrjetet sociale kundërshtitë e Spiropalit, çdokush ka lirinë e vet të shprehë qëndrimin e vet. Ka pasur kolegë të PS që më kanë mbështetur privatisht, më kanë inkurajuar dhe e kanë respektuar vendimin tim. Kam qenë në Bruksel, ku kam folur për vendimin tim dhe situatën e protestave dhe kam marrë mbështetje.
Për statusin në lidhje me shkatërrimet e Thethit nuk më ka detyruar askush, prandaj edhe nuk e kam fshirë atë status. Unë besoj se ndërhyrja që u bë Theth u bë në mënyrë të gabuar sa i përket kohës, arrogancës dhe fyerjes që u bë, pavarësisht parregullsive që kishte atje. Nuk ngjaj me Greta Thunberg, e kam ndjekur dhe e vlerësoj rezistencën e saj për kauzat globale dhe mjedisore.
Kam qenë prezentë në protestë, kam vendosur të mbaj një lloj distance. Do të vazhdoj t’i mbështes me sa mundem. Nuk e di çfarë partie është Shqipëria e re, qëllimi im është të jem sa më aktive dhe të përfaqësoj qytetarët. Nuk kam sesi të mos i njoh të mira Edi Ramës, nuk jam personi që zgjedh të nxij çdo gjë që unë nuk i bëj më pjesë. Edi Ramës ia kam thënë çfarë kam pasur, publikisht dhe në mënyrë private. Jam deputete e pavarur, nuk synoj asnjë grupim”, u shpreh Koçeku.
Të fundit
Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçe e shtyn: Ik, B***Q**ë!
14 July 2026, 14:15
Devijoi dy herë, si u kthye fluturimi Londër-Tiranë në një makth 12-orësh
14 July 2026, 14:14
Dyshohet se u vodhën 3 mln euro, shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës
14 July 2026, 13:49
Vetmia absolute e grave që " rilindën"
14 July 2026, 13:40
Pse të rinjtë e shëndetshëm jo-duhanpirës po zhvillojnë kancer të mushkërive?
14 July 2026, 13:26
Pse Banka e Shqipërisë hoqi licencat për 80 zyra këmbimi valutor
14 July 2026, 13:14
Zjarrvëniet, 29 persona të arrestuar dhe të proceduar në qershor dhe korrik
14 July 2026, 13:05
Aksident te Liqeni i Thatë, i riu me motor përplaset nga një automjet
14 July 2026, 12:45
"Largohu", Gjiknuri dhe Manja përplasen për projektligjin e tokave bujqësore
14 July 2026, 11:24
Vrasja e Renis Dobrës, zgjaten me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
14 July 2026, 11:10
Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori
14 July 2026, 10:55
Përfshihet në flakë zona me pisha në Vlorë, rrezikojnë disa banesa
14 July 2026, 10:28
Botërori kthehet në makth për Senegalin, ngrihen akuza për ngacmim s*ksual
14 July 2026, 10:20
Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri
14 July 2026, 09:35
Ngushtica e Hormuzit bëhet përsëri fushëbetejë kyçe, rritet çmimi i naftës
14 July 2026, 09:20
73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe
14 July 2026, 09:02
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19