Flash News

Bota

A u helmua Lindsey Graham? Trump përgjigjet pas spekulimeve për Rusinë

Screenshot 2026-07-14 141204.png

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar spekulimet që lidhën vdekjen e senatorit republikan Lindsey Graham me një helmim të mundshëm nga Rusia, duke deklaruar se nuk beson në një skenar të tillë dhe se senatori vuante prej kohësh nga probleme serioze shëndetësore.

Graham ndërroi jetë të shtunën në moshën 71-vjeçare, vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga një vizitë në Kiev, ku ishte takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Zyra e tij njoftoi se ai vdiq pas një "sëmundjeje  të papritur".

Sipas gjetjeve paraprake mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes ishte një diseksion i aortës i lidhur me sëmundje arteriosklerotike kardiovaskulare.

Gjatë një interviste për Newsmax, moderatori Greg Kelly e pyeti Trump nëse dyshonte se Rusia mund të kishte pasur rol në vdekjen e senatorit, duke kujtuar se Graham kishte qenë një kritik i ashpër i Vladimir Putinit dhe më herët kishte bërë thirrje për largimin e tij nga pushteti.

Trump e hodhi poshtë këtë teori.

"Për t'iu përgjigjur teorisë së konspiracionit, do të doja të thosha po, por mendoj se ai kishte disa probleme. Babai i tij vdiq pothuajse në të njëjtën moshë. Kishte disa probleme të thella, që nuk ishin të lehta për t'u zbuluar", u shpreh presidenti amerikan.
Ai shtoi se, sipas informacioneve që kishte marrë nga mjekët, një pjesë e aortës së Graham ishte çarë, çka çoi në vdekjen e tij.

Të fundit