Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dënon sjelljen e Braçes ndaj gazetarit: Gjuhë gangsteri dhe dhunë fizike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidentit ku u përfshi deputeti socialist Erion Braçe dhe një gazetar.

Në një postim në Facebook, Berisha dënoi ashpër sjelljen e Braçes, përdorimin e gjuhës fyese, si dhe ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj gazetarit.

“Dënoj me forcën më të madhe gjuhën e gangsterit, shtytjen fizike, dhunën fizike dhe psikologjike të deputetit të Partisë së Krimit, Erion Braçe, ndaj gazetarit”, shkroi Berisha, teksa ndau edhe videon e incidentit.

 

Të fundit