Flash News

E-TJERA

Trafik droge dhe pasuri kriminale, sekuestrohen 420 mijë euro pasuri në Tiranë

Tre pasuri të paluajtshme janë vendosur nën sekuestro nga autoritetet në Tiranë, pas një hetimi për pasuri të dyshuara me origjinë kriminale.

Sipas hetimeve, pasuritë e sekuestruara, konkretisht dy apartamente dhe një garazh, me vlerë rreth 420 mijë euro, dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të një 54-vjeçari me inicialet H. A., i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi pasuror është zhvilluar në bazë të ligjit për masat parandaluese ndaj pasurive që dyshohet se burojnë nga krimi i organizuar dhe trafikimi.

Policia bën të ditur se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë për identifikimin e pasurive të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme, si dhe për personat e lidhur me këtë aktivitet.

Të fundit