Flash News

SPORT

Botërori 2026 frymëzon pastiçeritë, kroasantët me flamuj kombëtarë 'pushtojnë' Miamin

Atmosfera e Botërorit 2026 nuk po ndihet vetëm në stadiume, por edhe në bizneset lokale që kanë zgjedhur ta festojnë turneun në mënyrë kreative. Në Majami, një pastiçeri ka tërhequr interesin e tifozëve duke krijuar kroasantë në formën e topit të futbollit.

Ëmbëlsirat janë dekoruar me flamujt e gjashtë kombëtareve pjesëmarrëse – Brazilit, Argjentinës, Shteteve të Bashkuara, Meksikës, Francës dhe Uruguait – ndërsa secila prej tyre ofron një mbushje të ndryshme, të frymëzuar nga traditat kulinare të vendit që përfaqëson.

Sipas drejtueses së pastiçerisë, qëllimi ka qenë të ndërthuret pasioni për futbollin me gastronominë, duke u ofruar vizitorëve një përvojë ndryshe gjatë ditëve të kampionatit.

Me Majamin që mirëpret disa nga ndeshjet më të rëndësishme të Botërorit, përfshirë çerekfinalen dhe takimin për vendin e tretë, këta kroasantë janë shndërruar në një pikë të veçantë interesi për tifozët vendas dhe turistët që kërkojnë ta përjetojnë atmosferën e turneut edhe përmes shijeve.

Të fundit