Flash News

E-TJERA

Zjarr pranë fshatit Novoselë, flakët i afrohen banesave

aa.jpg

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të marte një zonë pranë fshatit Novoselë, duke shkaktuar shqetësim te banorët, pasi flakët u përhapën në afërsi të disa banesave.

Pas marrjes së njoftimit, në terren mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë me mjetet e tyre për të vënë situatën nën kontroll. Pas afro dy orësh pune intensive, ekipet arritën të izolojnë vatrën e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave.

Operacioni vijon edhe në këto momente për shuarjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e çdo rreziku për riaktivizimin e tij.

 

 

Të fundit