Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Qeveria po vonon integrimin në BE, Brukseli nuk gënjehet nga filmat e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverinë për ritmin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se pengesa kryesore sipas tij është vetë mazhoranca.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Balliu komentoi mbylljen e tre kapitujve negociues me BE-në, duke thënë se këto hapa nuk mjaftojnë pa përmbushjen e standardeve evropiane në fusha si lufta kundër korrupsionit, drejtësia dhe goditja e krimit të organizuar.

Sipas deputetit demokrat, Bashkimi Evropian nuk mund të bindet vetëm përmes imazhit të krijuar nga qeveria shqiptare.

“Procesi i integrimit për çdo qytetar në Shqipëri gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme. Edhe partitë politike në tërësi kanë qenë mbështetëse. Por unë hyj te ata besojnë se e vetmja arsye pse vonohet procesi i integrimit në fakt është qeveria aktuale. Disa vite më parë kryesonim në rajon, sot s’jemi atje ku duhet. Nuk mendoj që do ketë ndonjëherë integrim pa u dalë përballë problemeve thelbësore si transparenca, ekonomia, korrupsioni, drejtësia, krimi i organizuar”, tha Balliu.

Të fundit