Flash News

E-TJERA

Policia jep detaje nga aksidenti në Cërrik: Dy viktima dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale është regjistruar në aksin Mollas–Gostimë, në territorin e bashkisë Cërrik, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, në përplasje janë përfshirë dy automjete. Njëri drejtohej nga Sajmir Muça, 38 vjeç, ndërsa tjetri nga Qemal Çala, rreth 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, Qemal Çala ka humbur jetën në vendngjarje. Viktimë ka mbetur edhe pasagjeri që udhëtonte në të njëjtin automjet, Drilon Tabaku, rreth 22 vjeç.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Sajmir Muça, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Të fundit