Flash News

E-TJERA

A do të niset hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Braho shmang komentet

Screenshot 2026-07-15 113123.png

Gjatë raportimit të kreut të SPAK, Klodian Braho, në Komisionin Parlamentar për “Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, deputeti Gjin Gjoni ka kërkuar sqarime në lidhje me një hetim të mundshëm ndaj kryeministrit Edi Rama,.

Gjoni e pyeti drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme nëse është zhvilluar ndonjë hetim ndaj Ramës apo nëse ai është thirrur si person në dijeni për çështje si “Albanian Files”, inceneratorët dhe pretendimet për lidhje me krimin e organizuar.

Shqipëria është në vendin e 91 për korrupsionin. Mosthirrja e kryeministrit, qoftë edhe si person në dijeni, për inceneratorët, Albanian Files dhe krimin e organizuar, a vë në pikëpyetje paanshmërinë tuaj?”, pyeti Gjoni.

“Si janë bërë pagesat e kostove të projekteve që sot nuk janë miratuar ende nga shteti shqiptar, megjithëse është përgatitur një dosje me mbi 500 faqe?”, vijoi ai.

Në përgjigje, kreu i SPAK, Klodian Braho, tha se nuk do të komentojë raste konkrete, por theksoi se çdo person mund të jetë subjekt hetimi nëse ekzistojnë prova dhe nevojë hetimore.

“Nuk kam asnjë koment. Nëse dikush ka prova, është i ftuar t’i depozitojë dhe të marrë përgjigje ligjore sipas ligjit. Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK”, deklaroi Braho.

Sipas tij, kriteri për nisjen e një hetimi është ekzistenca e provave dhe nevoja për veprime hetimore, pavarësisht pozitës së personit që mund të jetë nën verifikim.

Kujtojme se Partia Demokratike ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për një skemë të organizuar korruptive në dhënien e lejeve të ndërtimit, bazuar në të dhënat e publikuara në librin "The Albanian Files – Freedom and Architecture".

Të fundit