Flash News

E-TJERA

A pati presion nga Rama për çështjen e Ballukut? Braho-deputetes së PD: Askush mbi ligjin, sillni prova

1784108237_klodianbrahoeldahoti.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ngritur pyetje ndaj kreut të SPAK, Klodian Braho, lidhur me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar të dijë nëse kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të shtyrë veprimet ndaj saj.

Gjatë raportimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në Kuvend, Hoti e pyeti Brahon nëse Rama ka ndikuar për shtyrjen deri në muajin shtator të zbatimit të vendimeve që lidhen me çështjen Balluku.

“A ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të shtyrë deri në shtator zbatimin e ligjit për çështjen Balluku?”, pyeti deputetja demokrate.

Në përgjigje, kreu i SPAK deklaroi se për çdo pretendim për ndërhyrje duhet të paraqiten prova pranë organit kompetent.

“Sa i përket ndërhyrjes së Ramës, nëse keni prova, paraqitini ato në organin kompetent. Të gjithë janë të barabartë para ligjit”, u shpreh Braho.

Çështja ndaj Ballukut ka qenë në qendër të debatit politik pas zhvillimeve hetimore nga SPAK dhe kërkesës së mëparshme për autorizim nga Kuvendi lidhur me imunitetin e saj.

Të fundit