Flash News

E-TJERA

Emigrantët shqiptarë protestë në Këshillin Europian, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dhjetëra emigrantë shqiptarë u mblodhën këtë të martë përpara godinës së Këshillit Europian në Bruksel, ku zhvilluan një protestë me thirrje kundër qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.

Të pajisur me flamuj kombëtarë dhe pankarta proteste, pjesëmarrësit kërkuan ndryshim politik në Shqipëri dhe largimin e klasës së vjetër drejtuese.

Protesta u organizua në të njëjtën ditë kur në Bruksel pritet të mbahet konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, një moment i rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit.

Gjatë tubimit mori fjalën edhe presidenti i Demokratëve Studentë Europianë, Francesco Sismondini, i cili shprehu solidaritetin e tij me protestuesit shqiptarë. Ai vlerësoi angazhimin e të rinjve shqiptarë, duke theksuar se energjia dhe qëndrueshmëria e tyre përbëjnë një shembull frymëzues për rininë europiane.

Të fundit