Flash News

E-TJERA

Strazimiri -kreut të SPAK: Masat e sigurisë po përdoren si presion, jo si garanci

Screenshot 2026-07-15 122825.png

Në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku kreu i SPAK, Klodian Braho, raportoi mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2025, deputeti demokrat Gent Strazimiri ngriti një seri kritikash lidhur me përdorimin e masave të sigurisë dhe standardet e ndjekura ndaj personave nën hetim.

Strazimiri kërkoi shpjegime për mënyrën se si aplikohen masat e sigurisë, duke pretenduar se në disa raste ato po shërbejnë jo vetëm për garantimin e procesit hetimor, por edhe si një formë presioni ndaj të pandehurve.

Deputeti demokrat iu referua edhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës masat e sigurisë nuk mund të përdoren si një formë dënimi paraprak.

Në përgjigje, kreu i SPAK, Klodian Braho, nuk komentoi raste konkrete dhe deklaroi se çdo pretendim për shkelje duhet t’i drejtohet gjykatës.

Ai shtoi se nuk kishte koment tjetër për çështjet e ngritura gjatë diskutimit.

Strazimiri: Këtu është e qartë që pyetjeve që ne kemi, prokuroria e posaçme në mënyrë të vazhdueshme të paktën për ne të opozitës... Pyetjet që bëjnë kolegët e mazhorancës kudo janë 'si jeni kaq të mirë dhe si jeni pak më pak më të mirë nga ç'jeni'. S'është pyetje. Kur ju pyes, statistikë, merrni arrestoni, i fusni në burg, kudo janë drejtues të lartë të shtetit, të administratës, pastaj del masa e sigurisë... kalojnë në arrest shtëpie. Pastaj kalojnë në gjendje të lirë pa masë sigurie fare, nuk ka cënim sigurie megjithëse kanë vjedhur personat. Përpiqem ta marr statistikisht...

Do ta bëj pyetjen mbasi të kem mbaruar sqarimin e gjërave. Nuk i vendos do ti fjalët e mia në gojën time. Rregulli është ai që është... rregullorja e kuvendit. Është rregullorja e kuvendit. Rri, prit dhe dëgjosh pyetjen. Të them statistikat. Dikush e ka marrë e ka mbajtur... në fund fare del i pafajshëm, mbyllet çështja, nuk ka ekzistuar. Kjo tjetra... për këtë masën e sigurisë prapë thoni që e ka në dorë gjykata. Afërmendsh e ka thënë drejtuesi para jush... është afërmendsh gjëja. Dihet kjo punë. Kur t'i them gjërat si fenomen, më thua nuk e di se çfarë çështje i referohesh.

Në momentin kur referohem me çështje të veçanta, thua me çështje të veçanta nuk merremi se janë çështje në hetim. Kjo s'është pyetje përgjigje. Këtu nuk bëhet që të sqarohemi ne, as të sqaroheni ju, sqarohet opinioni publik. Në funksion të opinionit publik, kam dhe unë një sqarim për të bërë, që është dhe pyetje pastaj në fund mbas kësaj. Ju thanë kolegët këtu, shqetësimi ka qenë 'nuk lëshoni pe për liderin e opozitës'. Sa vjet u bënë me masë sigurie? 333 ditë ka qenë i izoluar. Tashi unë do të lexoj procesverbalin e kërkesës së prokurorit të republikës, Arben Krajës, paraardhësit tënd, që ka qenë këtu dhe ka thënë: 'Përderisa kërkohet një masë sigurie do të thotë që ka një cënim sigurie të procesit'.

Thotë jo, nuk ka cënim sigurie. Nuk ka tentuar kurrë të largohet, as t'i bëjë bisht procesit... Po do të vijë thotë, në masë sigurie sepse nuk ka respektuar vendimin e gjykatës për masë sigurie. 333 ditë ka ndenjur i izoluar në burg, në shtëpi kryetari i opozitës... megjithëse prokuroria thotë nuk ka një cënim sigurie, as nuk ka ndërmend të largohet, është gjithë ditën në media duke u marrë me procesin. Nëqoftëse kishte njeri që e priste procesin me padurim, ishte pikërisht ky i pandehuri, jo prokurori. Si ndëshkim ndaj faktit që nuk ka zbatuar një vendim gjykate... meqë the gjykata e Strasburgut. Një gjë e ka gjykata e Strasburgut, veçanërisht për masat e sigurisë... Kur thotë nuk mund të përdoret një masë sigurie si dënim, si ndëshkim për të pandehurin. Ndërkohë prokurori këtu ka thënë e duam si ndëshkim, megjithëse nuk ka pasur cënim sigurie.

Të gjithë ata që vjedhin e kanë nxjerrë këtë shtet në brekë... i ke përjashtë. I ke me 60 orë punë, me shërbim prove... Të gjithë ata që kanë 20 vjet që s'janë në pushtet, i ke me masa sigurie. Ditën kur Strasburgu do marrë një vendim... do jesh i bindur për këtë që është bërë me këtë punë. Ky është skandal. Është skandal që ka zënë vend edhe nëpër rezoluta pikërisht të BE-së. Liderët e opozitës janë në fushatë elektorale të gjithë nën presion të drejtësisë. Dhe ky është një problem shumë i fortë jo sigurie, është problem shumë i fortë kushtetues, është problem që cënon thelbin, zemrën e një sistemi demokratik. Qeveri ka çdo sistem, opozitë ka vetëm sistemi demokratik. Në sistemin demokratik ku të gjithë liderët e opozitës janë me masë sigurie, janë në burg, nuk është më sistem demokratik. Ky është problem shumë i fortë. Faleminderit.
 

Braho:  Pyetja dhe komenti lidhen me dy çështje të ndryshme, për të cilat ka pretendime të ndryshme. Për asnjë prej tyre unë nuk kam asnjë koment. Komenti im që mund të bëj është që çdo e drejtë të pretenduar që është shkelur, palët e interesuara duhet t'i drejtohen gjykatës. Në qoftë se gjykata nuk vendos sipas pritshmërive të kërkesës, atëherë i vetmi mjet ligjor është ankimimi në gjykatat më të larta. Nuk kam koment tjetër. Folësi 3: Ndaj Strasburgut çfarë do t'i bësh... Folësi 2: Faleminderit zoti Braho... Zonja Kuko ju lutem... Pastaj zoti Mile ka kërkuar... po me radhë. 
 

Të fundit