Flash News

E-TJERA

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të

Ish-ministri Genc Pollo e ka cilësuaar pozitive mbylljen e tre kapitujve të negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa ka akuzuar Edi Ramën se po e shrytëzon politikisht këtë arritje.

Sipas Pollos, prezantimi i këtij hapi si një sukses shërbejnë si “perde tymi” për të larguar vëmendjen nga problemet serioze që lidhen me kapjen e shtetit dhe regresin demokratik në vend.

Sipas Pollos tre kapitujt e mbyllur janë ndër më pak sfiduesit e procesit të negociatave.

Ai thekson se dy prej tyre lidhen me politikën e jashtme dhe sigurinë, fusha ku Shqipëria, sipas tij, nuk ka pasur probleme në raport me Bashkimin Evropian gjatë tre dekadave të fundit, ndërsa kapitulli për arsimin dhe shkencën përfshin politika që janë kryesisht kompetencë e shteteve anëtare dhe jo të vetë BE-së.

Postimi i Pollos: 

Shqipëria mbylli përkohësisht 3 kapituj me BE-në, gjë që është pozitive.

Por festimet dhe përdorimi për vetëzbukurim nga qeveria Rama janë një perde tymi për problemet serioze të kapjes së shtetit dhe regresin demokratik; këto të fundit denoncohen çdo ditë nga protestuesit.

Për më tepër: kapitujt e mbyllur përkohësisht kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe sigurinë (asnjëherë në 30 vjet nuk kanë qenë problem) dhe arsimin dhe shkencën (çështje kryesisht të shteteve anëtare dhe më pak të BE-së).

Pra, kapitujt më të kollajshëm. Shumë simbolikë, fare pak substancë.

Të fundit