Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Kosova shpall non grata ministren e Serbisë  Rama shpall non grata shqiptarët nga Kosova 

Noka: Kosova shpall non grata ministren e Serbisë   Rama shpall non

Sekretarini Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka përshëndetur shpalljen non grata nga Kosova të ministres serbe, e cila deklaoi në media, se ajo do kishte bërë spastrim etnik nëse do ishte në vendin e Sllobodan Millosheviçit.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Kosova shpall non grata ministren e Serbisë 

Rama shpall non grata shqiptarët nga Kosova 

Ju #shqiptarë të Kosovës që ende ju ka nhelur një fije simpatie për Edi Ramën, hapni sytë! 

Ja ku e keni faktin se është armik i Kosovës. 

E ka dashur dhe e do të nënshtruar ndaj vetes dhe ndaj Vuçiq. 

Ai shpall të padëshiruar shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, sepse protestojnë kundër regjimit të tij në atdheun e tyre; kurse ministren serbe që thotë se do e spastronte Kosovën nga shqiptarët, nuk e shpall, sepse ajo i shërben axhendës së sivëllait të tij, Vuçiq. 

Edi Rama është Ballkan Pazar, antishqiptar, antikosovar. Ai ushqen retorikën kundërkosovare në radhët e mbështetësve të tij fanatikë dhe lokalistë. 

Do të mjaftonte vota kundër ? Rezolutës së propozuar nga #PD, për Njohjen e Gjenocidit që shkaktoi #Serbia në Kosovë, për ta flakur në koshin e historisë. 

Largimi i tij është emergjencë kombëtare.

https://www.facebook.com/share/p/1BquVYA2aN/

Të fundit