Flash News

SPORT

Spanja çoi Francën 'në shtëpi', reagon presidenti Macron: Humbje e dhimbshme!

macron2-1.jpg

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas eliminimit të “Les Bleus” nga Kupa e Botës 2026, duke përgëzuar Spanjën për kualifikimin në finale dhe duke shprehur besim te e ardhmja e kombëtares franceze.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Macron falënderoi futbollistët për përkushtimin e treguar gjatë turneut, ndërsa e cilësoi humbjen si të dhimbshme, por theksoi se skuadra ka potencial të madh për vitet në vijim.

Urime Spanjës për këtë kualifikim. Faleminderit ‘Les Bleus’ që përfaqësuan me përkushtim ngjyrat tona. Humbja e kësaj mbrëmjeje është e vështirë, por kjo skuadër është e re dhe ka një të ardhme të ndritur”, shkroi presidenti francez.

Franca u mposht nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj drejt finales, por Macron u shpreh optimist se ky brez futbollistësh do të rikthehet më i fortë në kompeticionet e ardhshme.

Të fundit