Flash News

E-TJERA

Jo vetëm valixhe, të amnistuarit dolin nga burgu me frigorifer në duar e nargjile

Lirimi i qindra të dënuarve në kuadër të amnistisë ka zbuluar edhe një panoramë të pazakontë të jetës në institucionet e vuajtjes së dënimit. Përveç valixheve me rroba dhe sendeve personale, disa prej të liruarve janë parë duke dalë nga burgjet me pajisje që kanë tërhequr vëmendjen.

Një i ri u largua duke mbajtur me vete një nargjile, ndërsa në duar mban edhe një shpatë lodër. Në një tjetër rast, një i liruar është filmuar teksa transporton disa çanta së bashku me një frigorifer të vogël, duke krijuar skena që ngjajnë më shumë me një shpërngulje banese sesa me daljen nga burgu.

Në total, 541 persona përfituan nga amnistia dhe u larguan nga institucionet penitenciare me sendet që kishin në përdorim gjatë qëndrimit të tyre në qeli.

Jashtë dyerve të burgjeve nuk munguan emocionet. Familjarët pritën të afërmit mes lotëve, përqafimeve dhe momenteve prekëse, ndërsa për shumë prej të liruarve kjo shënoi fillimin e një kapitulli të ri.

 

Të fundit