Flash News

SPORT

Angli-Argjentinë, sonte beteja për finalen e Botërorit! Spanja pret kundërshtarin

Kane-Messi1.jpg

Gjithçka është gati për gjysmëfinalen e shumëpritur të Kupës së Botës sonte mes Anglisë dhe Argjentinës, një duel që do të përcaktojë kundërshtarin e Spanjës në finalen e së dielës.

Sipas Sky News, kjo pritet të jetë sfida më e vështirë e Anglisë në këtë Botëror, përballë kampionëve në fuqi të botës, të udhëhequr nga Lionel Messi, i cili synon të mbrojë trofeun e fituar katër vite më parë.

Tuchel: Jemi të uritur për sukses
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, deklaroi se skuadra e tij është "e uritur" për të arritur në finale, por theksoi se lojtarët nuk duhet të ndihen të rënduar nga historia.

"Nuk mund të thuash se kjo është thjesht një ndeshje tjetër", u shpreh tekniku gjerman, duke nënvizuar rëndësinë e përballjes.

Ai konfirmoi gjithashtu se mesfushori Declan Rice është rikuperuar plotësisht dhe është gati për të qenë titullar, pasi u zëvendësua gjatë ndeshjes çerekfinale ndaj Norvegjisë.

Messi pret sfidën me Anglinë
Në krahun tjetër, Lionel Messi do të përballet për herë të parë në karrierë me kombëtaren angleze në një ndeshje zyrtare.

Kapiteni argjentinas, i cili kryeson listën e golashënuesve të këtij Botërori, e ka cilësuar Anglinë si një nga "fuqitë e futbollit botëror", ndërsa synon të udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër finaleje.

Spanja pret rivalin në finale
Ndërkohë, Spanja është kombëtarja e parë që ka siguruar biletën për në finalen e Kupës së Botës.

Skuadra iberike mposhti Francën me rezultatin 2-0, falë golave të Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro, duke eliminuar një nga favoritët kryesorë të turneut.

 

Të fundit