Flash News

Ditari i Opozitës

PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia, emrat e kandidatëve për postet drejtuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar listën e kandidaturave për postet drejtuese të partisë, përfshirë nënkryetarët, sekretarët dhe anëtarët e Komisionit të Apelimit.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha bëri të ditur se, në përputhje me vendimet e mëparshme statutore, dy poste të nënkryetarëve janë të përcaktuara si funksione ex-officio. Ai deklaroi gjithashtu se një nga nënkryetarët do të jetë përfaqësues i rinisë, ndërsa një tjetër do të përfaqësojë diasporën shqiptare.

Për postet e nënkryetarëve janë propozuar gjashtë kandidatura: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti. Nga këta kandidatë, anëtarët e Këshillit Kombëtar do të zgjedhin tre.

Ndërkohë, gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së do të zhvillohet mes Flamur Nokës dhe Saimir Korreshit.

Berisha prezantoi edhe kandidatët për sekretariatet e ndryshme të partisë. Për postin e Sekretarit Organizativ garojnë Agron Loka dhe Klevis Balliu, ndërsa për Sekretar për Dixhitalizimin janë propozuar Etion Kapedani dhe Renald Rista.

Sekretari i Përgjithshëm: Flamur Noka, Saimir Korreshi.

Sekretar Organizativ: Agron Loka, Klevis Balliu.

Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani, Renald Rista.

Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafa, Mario Runa.

Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin: Gentian Kaprata, Maksim Kola.

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Arlind Ahmetaj, Marash Logu.

Sekretar për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit: Endira Bushati, Ledina Mandia.

Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Denisa Kele, Vjola Kapedani.

Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri, Ledio Nuraj.

Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj, Malvina Lika.

Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Lorenc Luka, Shkëlqim Lepenica.

Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari, Silvia Hasaj.

Sekretar për Pushtetin Lokal: Agron Haxhimali, Ylli Asllani.

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ethem Aga, Petrit Tafaj.

Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu, Jurgens Spaho.

Komisioni për Apelimin: Adriana Kalaja, Ankelita Çela, Arsen Dushku, Besar Logu, Çajup Shehaj, Gentian Koçi, Lukas Hejdron, Mark Lleshi, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj.

Të fundit