Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për numrin dy të PD-së, Korreshi përballë Flamur Nokës

Saimir Korreshi do të kandidojë përballë Flamur Nokës në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Korreshi konfirmoi për mediat kandidimin e tij.

“Është vendim i ditës së sotme. Nuk më detyron njeri. Na njohin, pse të bëjmë fushatë. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri-tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë”, tha ai.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të zgjidhej numri dy i Partisë Demokratike, Korreshi u përgjigj: “Të mbarojë njëherë votimi, pastaj flasim.”

Të fundit